Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Aleatët kundër Thaçit për korrigjimin e kufijve me Serbinë

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po përballet me kundërshtinë e zyrtarëve të lartë në Kosovë, lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Fatmir Limaj e Daut Haradinaj, nga partitët në koalicion, NISMA dhe LDK janë shprehur kundër, teksa i kërkojnë Thaçit të rrespektojë kushtetutën. Ata e kanë quajtur idenë si “sllavo-ruse”.

Korrigjimi i kufijve me Serbinë është interpretuar si shkëmbim territoresh, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Kemi obligim të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe deklarimet për korrigjim të kufijve nga bartësit e institucioneve janë të papranueshme”, ka thënë Limaj.

Disa analistë në Kosovë dhe Shqipëri e kanë quajtur “të rrezikshme” dhe një “Konferencë të dytë të Londrës” idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.


Më shumë