Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Aleancë mes Berishës dhe LSI? Flet ish-ministri: Kanë eksperiencë të suksesshme bashkëpunimi

Shkruar nga Newsbomb
Aleancë mes Berishës dhe LSI? Flet ish-ministri: Kanë

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj foli mbrëmjen e sotme për situatën politike në vend dhe zgjedhjet e pjesshme vendore, të cilat do të mbahen në 6 Mars, në 6 bashki. 

Ai u shpreh në “ABC News” se kreu I PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk kanë dhënëë ende asnjë shenjë nëse do të jenë të bashkuar në garën përballë PS. Por Mustafaj nuk përjashton as një aleancë mes Berishës dhe LSI.

“Zoti Berisha dhe Meta kanë eksperiencë të rëndësishme bashkëpunimi elektoral. Basha si kryetar bashkie është zgjedh nga një koalicion i PD dhe LSI. Kjo eksperiencë e suksesshme bashkëpunimi mes PD, Berishës, LSI, Metës përbën një bazë që të ketë bashkëpunim intensiv. Sa do jetë i gatshëm duhet parë rast pas rasti”, u shpreh Besnik Mustafaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll