Hapësire reklamuese

Politikë

Aleanca për Teatrin padit në SPAK Sorecën: I kemi kërkuar PE ta lirojnë nga detyra, Meta dhe Xhaçka ta shpallin “Non Grata”

Shkruar nga Newsbomb
Aleanca për Teatrin padit në SPAK Sorecën: I kemi kërkuar PE

Aleanca për Teatrin ka depozituar një tjetër kallëzim në SPAK sa i takon çështjes për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një dalje për mediat, juristja e Aleancës, Adriana Kalaja bëri të ditur se sot dorëzuan një kallëzim penal për ambasadorin e Bashkimit Evropian Luigi Soreca.

Aleanca e akuzon Sorecën për ndikim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me çështjen e teatrit dhe se kanë kërkuar nga Parlamenti Evropian nisjen e një hetimi dhe shkarkimin nga detyra ambasadorin.

“Sot u paraqitëm për herë të 12 në SPAK me kallëzime penale përveç 10 kërkesave të ndryshme që kemi bërë. Të ndikojnë në vendimarrjen e GJykatës Kushtetuese. Ju jeni në dijeni se ne kemi fituar gjyqin në GJK dhe nuk kemi asnjë informacion si kanë votuar anëtarët e gjykatës, por ne votojmë dënimin penal të ambasadorit Soreca në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.  Për të gjitha këto veprime ne kemi informuar Parlamentin Europian dhe kemi kërkuar nisjen e një hetimi administrativ dhe lirimin e tij nga detyra,” tha Kalaja.

Aleanca nuk mjaftohet me kaq, pasi kanë kërkuar edhe nga Presidenti Meta dhe ministria e Jashtme,Olta  Xhaçka për ta shpallur "non grata" ambasadorin e BE-së.

"Ne, Aleanca për Teatrin e shikojmë si një konsumim të veprave penale vizitën e ambasadorit në Gjykatën Kushtetuese, i cili në bashkëpunim me kryetarin ka tentuar të ndikojë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në dënojmë veprimin penal të ambasadorit Soreca. Për të gjitha këto veprime ne kemi informuar Parlamentin Evropian. Po kështu i kemi kërkuar Presidentit të Republikës Ilir Meta shpalljen "non grata" në territorin e presidencës dhe nga ana tjetër i kemi kërkuar dhe ministres së Jashtme zonjë Xhaçka shpalljen "non grata" në territorin e Shqipërisë," shtoi ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu