Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Aleanca për Teatrin me kërkesë në dorë në Ministrinë e Kulturës, Margariti: Nuk ditën të trokisnin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Kulturës, Elva Margaritin ka reaguar sot lidhur me një deklaratë të Aleancës së Teatrit, pasi pamundësisë së tyre për depozitimin e një kërkese në Ministri, lidhur me kthimin e pronësisë së Teatrit nga Bashkia e Tiranës tek Ministria, vendim ky i dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Ata thanë se Margariti do të përballet nesër me SPAK për pronën e Teatrit që ajo e dorëzoi me aq lehtësi tek Bashkia. Ndërkohë ministrja ka shprehur keqardhje për sjelljen ‘e përfaqësuesve të një grupi” siç e quan ajo, të cilët u paraqitën ditën e sotme te godina e Ministrisë së Kulturës.

Margariti shkruan në Facebook se dera e institucionit është e hapur për këdo që di të trokasë, por duke respektuar rregullat.

Reagimi i Margaritit:

Keqardhje për gjuhën dhe sjelljen e përfaqësuesve të një grupi, që u paraqit sot te dera e Ministrisë pa asnjë kërkesë për takim.

Në Ministrinë e Kulturës priten e përcillen me respekt të gjithë ata që dinë të trokasin, duke respektuar institucionin, qoftë kur kanë ide e projekte për të diskutuar, qoftë kur kanë ankesa apo kritika për të adresuar.

Nuk ndodh që t’i mbyllet dera askujt, sepse respekti i ndërsjellë është zanafilla e detyrës institucionale dhe qytetare.

Sa për Teatrin Kombëtar, tanimë ka një vendim shumë të qartë të Gjykatës Kushtetuese, dhe ai vendim është vetëm për t’u zbatuar nga institucionet dhe per t’u respektuar nga të gjithë. Pa përjashtim!

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img