Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Aleanca për Teatrin denoncon ambasadorin Luigi Soreca, avokatja: Ditën e seancës, takoi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, iku nga dera e pasme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Adriana Kalaja, përfaqësuese e Aleancës për Teatrin në Gjykatën Kushtetuese ka denoncuar sot ambsadorin Luigi Soreca. Sipas saj, ditën kur është mbajtur seanca për Teatrin, Soreca ka zhvilluar një takim jo publik me kryetaren Vitore Tusha dhe është larguar nga dera e pasme.

Referuar asaj që Kalaja deklaroi para mediave, kanë qenë anëtarët e Aleancës që ndodheshin jashtë godinës së Gjykatës Kushtetuese të cilët kanë parë ambasadorin Soreca teksa ikte pas takimit, që ata pretendojnë se ka qenë me Vitore Tushën.

Avokatja Adriana Kalaja kërkoi që të vendoset drejtësi për mënyrën sesi, sipas saj, ambasadorët e huaj po ushtrojnë presion mbi institucionet e drejtësisë.

“Anëtarë të aleancës për teatrin të cilët punojnë tek bizneset e godinës së Gjykatës Kushtetuese, kanë konstatuar se ditën e mbajtjes së seancës, Luigi Soreca ka bërë një takim jo publik me kreun e Gjykatës në 16 qershor dhe më pas ka dalë nga dera e pasme. Ne jemi shumë të shqetësuar sepse nuk e dimë përse ambasadori ka ardhur në këtë ditë seance.

Kemi kërkuar të bëhet publike nëse ky takim ka pasur interes publik, kemi kërkuar që të bëhet publike se cfarë është diskutuar. Për ne fakti që ambasadori është larguar nga dera e pasme e godinës, cënon shumë legjitimitetin e kryetares së Gjykatës dhe pavarësinë ndërkohë që kanë kryer këtë takim pa e bërë publik për mediat. Informacioni që ne kemi është se zoti Soreca ka ardhur për të lobuar pro kryetarit të Bashkisë sepse mendon se do e lëmë të kalojë aq lehtë”, tha Kalaja.

Më shumë

spot_img
spot_img