Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon në SPAK Erion Veliajn: Shoqëria aksionare e ndërtimit për interesa personale

Shkruar nga Newsbomb

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar në SPAK, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, nënkryetarin Arbian Mazniku dhe Këshillin Bashkiak.

Në kallëzimin e tyre ata akuzojnë Veliajn për shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

 “Fillimi i ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej nesh për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar  nga neni 259 i K. Penal “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nëno 260 i kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, thuhet në kallëzim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll