Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bën thirrje për protestë mbarëkombëtare, ja ora dhe vendi ku zvhillohet

Shkruar nga Newsbomb
Robert budina

Regjisori Robert Budina ka bërë thirrje para mediave për një protestë mbarëkombëtare, e cila do të zhvillohet ditën e nesërmë.

Budina ftoi të gjithë qytetarët që nesër në orën 16:30, të mblidhen përballë Ministrisë së Brendshme, për të protestuar ndaj qeverisë.

“Nesër në orën 16:30 aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thërret në protestë gjithë popullin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Kjo protestë bëhet sepse gjatë natës së kaluar filluan shembjen e Teatrit ndërkohë që ne ishim brenda, dhe kjo mund të vijojë në çdo shtëpi tuajën. Protesta do të bëhet përballë ministrisë së brendshme sepse ata tentuan të na vrasin. Ne kemi ndërprerë çdo lidhje me qeverinë shqiptare, nuk kemi ndërmend të kërkojmë askujt leje. Kemi lënë gjërat qëe kishim me vete mbrëmë, i kërkuam drejtuesit të policisë dhe nuk na lejoi. Asnjë leje nuk do të kërkojmë. Mua më kanë kapur brenda godinës, më kanë shkelur me këmbë, na dnoqën, na sollën me dhunë meqë ishte errësirë. Një zonjë e shkelën me këmbë. Kundër kësaj tentative për vrasje ne thërrasim gjithë popullin që të mos i lejojmë”, tha Budina.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll