Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
19 %
4.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Aleanca nxjerr DOKUMENTET: Çfarë malli me vlerë 1 miliard lekë është nxjerr nga Teatri Kombëtar pas shembjes?! Në cilën magazinë është vendosur?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aleanca për Teatrin ka publikuar në faqen zyrtare një dokument që tregon se nga godina e Teatrit Kombëtar janë nxjerr mallra me vlerë 107 milion lekë të reja (1 miliard lekë), pas shembjes, shkruan newsbomb.al.

Ata shtrojnë disa pyetje dhe kërkojnë përgjigje:

1. Çfarë malli është ky (dokumenti 1), që është bërë dalje nga MAGAZINA, sipas Fletë-Daljes Nr.28 datë 13.05.2020 me emërtimin e mallit “Teatri Kombëtar me Nr. Pasurie 1/241, ZK 8150 Tiranë, copë 1 me çmim 107,466,939 lekë?

2. Nga kush magazinë ka dalë ky MALL/PRODUKT dhe te kush magazinë është bërë hyrje?

Në deklaratën zyrtare të Aleancës për Teatrin, thuhet se këto dokumente janë paraqitur edhe në seancën gjyqësore që u mbajt në Gjykatën Kushtetuese.

Deklarata e plotë e Aleancës për Teatrin:

Ashtu si ju kemi premtuar, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, po ju sjellim pjesë të provave të depozituara nga subjektet e interesuara si dhe pjesë të pyetje-debatit bërë në seancën maratonë prej 12 orësh të datës 16 qershor 2021.

Sot po publikojmë 2 dokumenta tê cilat ishin pjesë e këtij debati nga njëra anë, si dhe hodhën dritë edhe mbi shumë pikëpyetje të Trupit Gjykues lidhur me qëllimin e vërtetë të shembjes së Godinave të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

Si lehtësisht dallohet, dokumentat e mëposhtme jo vetëm që nuk përmbushin kërkesat formale të të qënurit shkresë zyrtare, por vërtetojnë katërcipërisht pretendimin tonë, se pas nxitimit të skajshëm (gjë që u bë objekt i pyetjes nga njëri prej anëtarëve të Trupit Gjykues), për ta shembur Godinën e Kompleksit Teatror, qëndron objektivi kryesor për të ndërtuar  kulla në atë shesh shumë të lakmueshëm në Tiranë, nxitim i cili dhe prodhoi dokumentacionin e mëposhtëm.

Pyetjes së bërë nga Aleanca përfaqësueses së Këshillit të Ministrave se a mund të kërkohet lirimi dhe dorëzimi i sendit (Teatri Kombëtar), me një AKTKONSTATIMI (dokumenti 2), kur dispozitat ligjore përcaktojnë së këto çështje zgjidhen me gjyq themeli, mori një përgjigje pa përgjigje.

Po kështu, brënda Anëtarëve të Trupit Gjykues u krijua ilaritet kur Aleanca pyet përfaqësuesin e Bashkisë Tiranë se:

1. Çfarë malli është ky (dokumenti 1), që është bërë dalje nga MAGAZINA, sipas Fletë-Daljes Nr.28 datë 13.05.2020 me emërtimin e mallit “Teatri Kombëtar me Nr. Pasurie 1/241, ZK 8150 Tiranë, copë 1 me çmim 107,466,939 lekë?

2. Nga kush magazinë ka dalë ky MALL/PRODUKT dhe te kush magazinë është bërë hyrje?

Të gjithë e kuptojmë se këto pyetje jo vetëm vunë në vështirësi përfaqësuesin e Bashkisë Tiranë, të cilat mbetën pa përgjigje, por bindën Trupin Gjykues se çfarë janë në gjëndje të bëjnë drejtuesit e korruptuar të institucioneve përgjegjëse vetëm për interesa personale dhe korruptive si dhe, deri ku arrijnë në prodhimin e dokumentave që fyejnë intelektin e çdo juristi.

Në ditët në vijim do ju paraqesim të tjera fakte tronditëse dhe dokumenta qè të denja për një skandal dhe te cilat duhet të ishin objekt i hetimeve nga SPAK për të cilat Aleanca ka disponuar me 9 kallëzime (vetëm ato që lidhen me Teatrin).

Më shumë

spot_img
spot_img