Hapësire reklamuese

Politikë

Aleanca kundër Gjermanisë, Moska e sulmon për Kosovën, Izraeli: Shqiptarë, harrojeni mbështetjen e Berlinit në luftë

Shkruar nga Newsbomb

Gjermania parashikohet të jetë një nga kundërshtarët e mëdhenj të Amerikës së re të drejtuar nga Donald Trump. Më shumë se Gjermaninë, ajo që nuk pëlqen presidenti i ri është Bashkimi Europian dhe rëndësinë gjithnjë e më të madhe që unioni po merr në ekonominë globale.

Me kritika të shumta u prit në Berlin deklarata e Trump se BE është një vegël në duart e Gjermanisë, ndërsa analistët gjermanë po shtojnë gjithnjë e më shumë thirrjet për një “opozitë të përbashkët europiane” kundër SHBA-së.

Ndërkohë, dje, media e njohur ruse, ‘Russian Today’ ka publikuar një artikull të Dmitry Babich, gazetar i radikales Sputink, që flet për “influencën e keqe” të BE-së dhe veçanërisht të Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor dhe Kosovë.

Babich bën përgjegjës Brukselin për krizën e re mes Prishtinës dhe Beogradit, lidhur me trenin provokues, ndërsa serbët i nxjerr të pafajshëm në këtë histori. Ai thekson rolin e Gjermanisë në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe njohjen e Kroacisë e Bosnje-Hercegovinës.

Në kushtet kur shqiptarët po shohin gjithnjë e me më shumë shqetësim përplasjen mes dy aleatëve të mëdhenj, SHBA-së dhe Gjermanisë, dhe Rusinë nga pas që tenton të përfitojë në kuriz të tyre, nga një tjetër shtet me peshë të madhe, Izraeli, vjen paralajmërimi për rrezikun e një lufte të re në Ballkan.

Faqja DEBKAfile, me seli në Jerusalem dhe e specializuar në fushën e inteligjencës ushtarake, terrorizmit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, shkruan se Beogradi do të tentojë sërish hyrjen e trenit provokues në Mitrovicë, për të matur reagimin e Uashingtonit, kësaj here nën drejtimin e Trump.

Sipas kësaj faqeje, cilido qoftë reagimi i Prishtinës, treni do të ndiqet nga pas nga ushtria serbe që do të thotë një luftë e re mes dy shteteve.

Këtu, DEBKAfile paralajmëron shqiptarët se duhet të harrojnë mbështetjen ushtarake nga vendet e BE-së dhe veçanërisht nga Gjermania me Francën, ndërsa flet edhe për një marrëveshje Trump-Putin, për të ndaluar “avancimin e myslimanëve” në Europë, duke iu referuar Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.