Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Aleanca çon në SPAK Elva Margaritin, nuk kursen as rojet e Ministrisë: Të hetohen nga Prokuroria Speciale! Paralajmërojnë Ambasadoren Kim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy ditë pasi anëtarët e Aleancës së Teatrit nuk u pritën në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ministrja Elva Margariti dhe katër rojet kanë përfunduar në SPAK. Sipas tyre, Margariti dhe rojet kanë shpërdoruar detyrën.

Përfaqësuesja le Aleancës, Adriana Kalaja ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar padi në SPAK për ministren dhe katër policët të cilët ishin në krye të detyrës në momentin që aktorët shkuan për të dorëzuar një kërkesë në Ministri.  

Gjithashtu, avokatja bëri me dije se shumë shpejt do të dorëzojnë në Senatin Amerikan një ankesë për ambasadoren Yuri Kim, e cila sipas tyre është bërë palë me krimin.

Pjesë nga fjala e Adriana Kalasë:

“Kemi kërkuar fillimin e ndjekjes penale për ministren Elva Margariti dhe për dhe për katër policët tëcilët janë  në varësi të Ministrisë së Brendshme për shkak të zbatimit të tyre për një urdhër të paligjshëm. Për shkak të sjelljes së tyre në shkelje të etikës. Kemi bërë një kallëzim për çdo person të paindetifikaur të cilët me veperimet e si dhe kanë penguar në vazhdimësi ekzekutimin e Gjykatës Kushtetuse.

Minstrja Margariti ka shpërdoruar detyrën dhe kjo  e rëndon veprëm penale që minstrja ka bërë që me relacionin me propozimin për transferimin e pronës. Ministrja do të përgjigjet për veprat penale që është korrik në 2020 gjithashtu edhe për veprat penale që vazhdon të konsumojë në krye të minstrisë. Do i shkojmë deri në fund drejtësia për teatrin do të vendoset dhe me kaqardhje konstatojmë që SPAKU spo merr ende vendimin që duhet të marrë. Institucioni i SPAKU  ka dosjet dhe ne duhet të marrim një përgjigje se çfarë është bërë me kallëzimet tona dhe duhet të marrim një përgjigje për reagimin joetik që zoti Kraja i bën aleancës duke mos kthyer përgjigje për të gjitha kërkesat që i kemi bërë.

Ne do të vazhdojmë me denoncimin  e zyrtarëve vendas dhe atyre të huaj të cilët ushtrojnë ndikim të paligjshëm. Shumë shpejt do ti drejtohemi edhe Senatit Amerikan, për ambasadoren Kim e cila nuk po reagon për të drejtën, por reagon në favor të tyre, është bërë palë me krimin.”

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img