Aldor Nini pret që Erion Veliaj dhe Qeveria ta shpëtojnë: S'më lënë të shkoj në burg
Shkruar nga Newsbomb
Pronari i kompanisë "Acromax Media", Aldor Nini u shfaq sot në Syri TV bashkë me partneren dhe njëherësh bashkëpunëtoren Glanduela Leci, duke u munduar të "lanin duart" me sulmin ndaj platformave në rrjetet sociale të Newsbomb.al, por jo vetëm.
I ftuar në një lidhje direkte me emisionin "Kafe shqeto" ishte dhe botuesi i CNA Media, gazetari Elvi Fundo i cili ia numëroi një nga një në sy Aldor Ninit të gjitha shkeljet dhe shantazhin që, ai personalisht dhe kompania Acromax kanë bërë ndaj mediave.
Njeriu që jeton paralelisht me mashtrimin, jo vetëm që pranoi se ka sulmuar mediat opozitare me pushtetin duke përdorur biznesin privat si marionetë politike, por bëri dhe një thirrje për Erion Veliajn dhe Qeverinë shqiptare që ta shpëtojnë nga burgu.
Lexo edhe: Aldor Nini ballafaqohet me Fundon: Të kërkova të fshije foton ku Veliaj lëpinte qenin
Sot, Aldor Nini është marrë zyrtarisht i pandehur për disa vepra të rënda penale që lidhen me përndjekjen, shantazhin dhe krijimin e faqeve anonime në internet duke shpërndarë përmbajtje denigruese për ish-bashkëjetuesen e tij. Qelinë e provoi për 72 orë dhe siç duket, nuk e ka përjetuar mirë.
Gjatë përballjes live me botuesin Elvi Fundo, drejtuesi i Akormakthit dha sinjale të qarta për "padronët", duke kërkuar që ta shpëtojnë nga qelia, sepse ditës së vendimit po i vjen dalë nga dalë fundi.
Lexo edhe: “GJYKATA” – E vërteta me 7 shkronja që ka shkundur në themel Aldor Ninin"Nëse unë personalisht siç thua ti, do punoja për qeverinë shqiptare ose kam punuar siç shkruan ti për Erion Veliajn, atëherë, ti mendon vërtet se unë sot do isha pa pasaportë? Dhe do kisha shkelje në sistemin e drejtësisë?", i tha ai gazetarit Fundo.
Aldor Nini nuk u mjaftua me kaq, edhe përse partnerja Glanduela Leci që kishte në krah po i mumuriste në vesh që të mos e vazhdonte më ligjërimin.
"Ti thua që unë kam punuar për qeverinë që të marr favore. Nëse do kisha punuar për qeverinë dhe do i kisha ato favore, atëherë nuk do isha në këtë pozicion", vijoi njeriu që shantazhon, përndjek dhe urren gratë e vajzat.
Lexo edhe: Çipa-Ninit: Je një censor real për median! S’ke të drejtë për të qenë tutor i ligjit
Sinjaleve apo mesazheve të gjermanit që është në hall serioz me drejtësinë shqiptare ia dha përgjigjen e merituar Elvi Fundo. Kur e kuptoi se Aldor Nini donte me çdo kusht të theksonte se Erion Veliaj dhe Qeveria shqiptare duhet ta ndihmojnë, gazetari ia përplasi në sy se sado "mirë" ta ketë muhabetin me ta, askush s'mund ta lejojë që të kap njerëz me zor rrugëve.
Pjesë nga debati në studio mes Aldor Ninit dhe Elvi Fundos:
Nini: Nëse unë personalisht siç thua ti, do punoja për qeverinë shqiptare ose kam punuar siç shkruan ti për Erion Veliajn, atëherë, ti mendon vërtet se unë sot do isha pa pasaportë? Dhe do kisha shkelje në sistemin e drejtësisë?
Elvi: Patjetër. Ke shantazhuar tjetrën. E ke përndjekur. I hape faqe instagrami…
Nini: Ti thua që unë kam punuar për qeverinë që të marr favore. Nëse do kisha punuar për qeverinë dhe do i kisha ato favore, atëherë nuk do isha në këtë pozicion.
Elvi: Epo qeveria s’do të të lërë të kapësh njerëzit me zor oreee. Kur e bën gabimin do përgjigjesh.
Nini: Janë budallalliqe.
Elvi: Po po, budallalliqe janë.
Nini: Po për çfarë kam punuar për qeverinë për qef?
Elvi: Ja ta jap unë për çfarë ke punuar. Për Erion Veliajn, më ke raportuar serverin dhe më ke kërcënuar po do ta nxjerr tani mesazhin.