Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aldor Nini ballafaqohet me Fundon: Të kërkova të fshije foton ku Veliaj lëpinte qenin

Shkruar nga Newsbomb

Gjermani i Acromax Media dhe "tutori" i fjalë së lirë në Shqipëri, Aldor Nini ka pranuar këtë të hënë se është bërë "marionetë" e politikanëve dhe personave me interesa të caktuara kundra medias, për të censuruar dhe bllokuar agjenci mediatike që nuk "krefin" pushtetin.

Në një përballje live me gazetarin dhe botuesin e njohur Elvi Fundo në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Nini është zënë ngushtë dhe ka pranuar se i ka kërkuar drejtuesit të CNA që të fshinte një foto të kryebashkiakut Erion Veliaj duke lëpirë qenin.

Kjo fotografi e viteve më parë është përdorur gjerësisht nga mediat në Shqipëri dhe rajon, për të denoncuar propagandën e kryebashkiakut Erion Veliaj, kur në kohën që Tirana përmbytej dhe rrugët nuk mund të kaloheshin as me varkë, ai përpiqej të tregonte se ishte në terren dhe duke u përkujdesur dhe për qentë e rrugës.

"Thoje që është imazhi i Erion Veliajt. Ç’punë ke ti me rrjetet e politikanëve, me imazhet e politikanëve? Politikanët paguhen nga qytetarët, ti nuk i mbron dot imazhin Erion Veliajt, për shkrimet që bëjmë ne vendos gjykata, jo ti. Ti je një hiç në lidhje me të drejtën e mediave, ti je një abuzues në lidhje me të drejtën e mediave, ti je një njeri që i ke shërbyer politikës në mënyrë abuzuese.

Ti me kërcënuar, ti më ke raportuar serverin. Nuk ma mbylli gjermani serverin. Fotoja është sot atje, ajo e Erion Veliajt. Ti zotëri më ke marrë në telefon më ke kërkuar të heq materialet kundër Erion Veliajt. Për foton ti gënjen se fotoja është e publikuar pa autor. Ti zotëri abuzon me të drejtën e autorit. Mos gënje si derri. Ti zotëri më ke marrë mua në telefon", i ka thënë në sy Elvi Fundo mashtruesit Aldor Nini.

Erion Veliaj duke lepire qenin - Fotografia per te cilen u sulmua dhe u tentua mbyllja e serverit te CNA.AL - © Credits CNA.AL Erion Veliaj duke lepire qenin - Fotografia per te cilen u sulmua dhe u tentua mbyllja e serverit te CNA.AL - © Credits CNA.AL

Media e drejtuar nga Elvi Fundo është kërcënuar dhe shantazhuar nga Acromax Media që të fshinte fotografinë e Erion Veliaj, ose në të kundërt do e gjente "belaja".

Botuesi i CNA.AL nuk ka bërë kompromis me shantazhuesin Aldor Nini duke respektuar parimet e lajmit dhe të gazetarisë në përgjithësi. Kjo qëndresë i ka kushtuar Elvi Fundos sulme të njëpasnjëshme kibernetike në serverin e medias në Gjermani, duke tentuar asgjësimin e saj.

E njëjta skemë është përdorur dhe kundër agjencisë mediatike Newsbomb.al dhe gjithë platformave të saj në internet.

Aldor Nini ka nisur një sulm të rëndë kibernetik duke dërguar më shumë se 13 raporte të njëpasnjëshme brenda 20 minutash, pas mesnate si një shantazhues dhe mashtrues i regjur, ndaj platformave në rrjetet sociale ku vepronte Newsbomb.al prej më shumë se 8 vitesh.

Instagram dhe Facebook kanë njoftuar zyrtarisht agjencinë tonë se për llogari të Acromax Media, ishte vendosur pezullimi nga të gjitha platformat në rrjetet sociale, sepse raportet ishin të shumta, të njëpasnjëshme dhe të paprecedentë ndaj një medie, në një hark kohor më pak se 20 minuta.

"Nuk është gjerman ai, se po të ishte gjerman nuk do të vinte atje sot si kufomë mediatike, sepse po përpiqet të thotë se qenka ky viktima. Tashmë nëpërmjet një studioje ligjore në Gjermani do t’i shkojë “YouTube” se Aldor Nini ka përdorur “Acromax”-in dhe kompaninë e tij për të më kërcënuar dhe shantazhuar mua për të hequr shkrimet e Erion Veliajt.

Në qoftë se nuk i vjen memoria po ia rikujtoj, në maj të 2018-ës pas disa shkrimeve të CNA nga fotot e Erion Veliajt të publikuar në faqen zyrtare të PS-së, unë personalisht jam raportuar dhe më është tentuar të më mbyllet serveri i “web”-it në Gjermani. Ai ka raportuar në Frankfurt për të mbyllur serverin, por ka qenë fati im se kam qenë me pasaportë atje.

Kur më ke raportuar mua dhe njëherë dhe nëse ke burrni dhe memorie thuaja atyre, në çfarë fshati jeton? Ku e ke adresën të të sjell një padi të të bëj shembull? Harrove që më merrje në telefon dhe qaje, Elvi dua të bëj paqe me ty se kam halle me Anilën? Ti nuk mund të bësh viktimën me “Acromax”-in se të ka ardhur edhe policia në datën 25 nëntor. Ti Zotëri Acromax-in nuk mund ta përdorësh për kamxhik. Mbro të drejtat e tua, mbro të drejtat e “Klan”-it, të “Top”-it, të “Syri”-t, por ti e ke përdorur kundër portaleve. Ti pardje ke njoftuar ish-bashkëshorten tënde se po bëje një aksion ndaj CNA-së në “YouTube”.

Me mua ti nuk flet dot kështu se unë të kam kapur mat. Harrove që më ke qarë në telefon, ta jap audion tani ta dëgjojë e gjithë Shqipëria. Nuk je nga ata burra ti… Ti “YouTube”-n përdore, “Klan”-it mbroji imazhin, “Syri”-t, por ti nuk mund të raportosh mediat që kanë denoncuar Erion Veliajn se nuk të ka denoncuar vetëm Anila Basha. Exit-i të ka denoncuar, CNA të ka denoncuar, Arbërie Hadërgjonaj të ka denoncuar, Roza Lati të ka denoncuar, Flori Mumajesi të ka denoncuar. Janë me dhjetëra këngëtarë, janë me dhjetëra portale që shkruajnë kundër teje sepse ti thua imazhi, fotoja e Veliajt që ne e kishim nxjerrë duke lëpirë me qenin", u shpreh botuesi Elvi Fundo.

Gjatë këtij debati, Aldor Nini vetëm ka heshur dhe është përpjekur të manipulojë bisedën, sepse është nxjerr "lakuriq" përpara opinionit publik në një media ku kishte shkuar të bënte "makiazhin" e fundit të Akromakthit që drejton.

  • Përballjen e Aldor Ninit të Akromakth me gazetarin dhe botuesin Elvi Fundo e ndiqni në videon e mëposhtme - © Të drejtat e pamjeve nga youtube.com/@syritv/

Lexo edhe: ACROMAX  – MASHTRIMI ME 7 SHKRONJA

Lexo edhe: Letra për Tatimet: Acromax shpk dhe Faber digital shpk, të vërtetat e mashtrimeve financiare që i dini dhe nuk i hetoni! Pse? (DOKUMENTI)

Lexo edhe: Aldor Nini i “Acromax” dhunon ish-gruan! Ajo e denoncon në Polici: Më përndjek, më ka vënë GPS në makinë, kam urdhër-mbrojtje (DENONCIMI)

Lexo edhe: LETRA E PLOTË/ Si Acromax i pushtetit mashtroi artistët shqiptarë dhe tatimorët gjermanë (KËRKESA)

Lexo edhe: Regjistrohet për punësim si “Arkitekt”, pyetjet për Policinë shqiptare: Si është dhënë leja për shtetasin Aldor Nini, pronar i Acromax (INVESTIGIMI)

Lexo edhe: REPORTAZH NGA NJË SALLË KU BËHET “DREJTËSI”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese