Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Aldo Bumçi: Kur të vijë në pushtet, Partia Demokratike do të shfuqizojë të gjitha ligjet që abuzojnë me pronën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet në listën e Partisë Demokratike, Aldo Bumçi foli për abuzimet që sipas tij qeveria Rama ka bërë me pronat e shqiptarëve dhe ndihmën ekonomike.

Në fjalën e tij Bumçi tha se PD do të shfuqizojë të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me abuzimet mbi pronën.

Sipas ish-ministrit katër vitet e para komisioni i kthimit të pronës, nuk dha vendime lidhur me këto çështje, të cilat janë po aq shqetësuse për qytetarët.

“Po të marrim pronën, ligji i turizmit thotë, që zonat turistike s’janë vetëm zonat bregdetare, por edhe e Farkës, Petrelës, ligji thotë nëse investitori vjen dhe hyn në marrëdhënie me ju, e nuk bini dakord të çmimit me ju, vjen qeveria dhe sipas saj, ajo e shpronëson këtë. Kjo rrezikon që të gjitha pronat në bregdet, apo zonat e lakmuara si Farka e Petrela. Si të merret prona pa miratimin tënd. Është ligj që është miratuar në fund të 2018-ës. Kemi pasur ligjin e hidrocentraleve. Është tjetër energjia, e nuk rrezikohej prona. Në rastin e turizmit prek të drejtën e pronësisë, këto ligje do të shfuqizohen. Ligji i kthimit të kompensimit të pronave. Nëse prona juaj është e lirë, merr vetëm 20%, nuk e merr të gjithën. Shqipëria doli nga komunizmi në një gjendje të vështirë, prona u kthye dhe mbeti e shenjtë, por pati një proces të kthimit. Katër vitet e para komisioni i kthimit të pronës, nuk dha vendime. Ne do të shfuqizojmë të gjithë ligjet që lidhen me marrjen e pronave kundrejt 20%-it. Do të rikthejmë pronat nëse janë të lira”, u shpreh Bumçi në News24.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img