Hapësire reklamuese

Politikë

Aldo Bumçi i përgjigjet Gjiknurit: PD do fitojë mbi 30 bashki në zgjedhjet e 14 majit

Shkruar nga Newsbomb
Aldo Bumçi i përgjigjet Gjiknurit: PD do fitojë mbi 30 bashki

Demokrati Aldo Bumçi thotë se PD-ja do të fitojë më shumë se 30 bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit që do të mbahen në Shqipëri. Kjo deklaratë vjen si reagim ndaj asaj të bërë ditë më parë nga Sekretari i PS, Damian Gjiknuri, i cili tha se socialistët marrin mbi 40 bashki.

Në një intervistë për Ora News, Aldo Bumçi tha se Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dhe aleatët e saj, kanë të sigurta mbi 30 bashki.

"Do jemi mbi 30 bashki. Në 2015 fituam 16 bashki të vetëm. Partia e Lirisë nuk ishte në aleancë me ne dhe fitoi 9 bashki, PDIU fitoi 3 bashki. Rreth 10 bashki të tjera janë lënë për dhjetëra dhe qindra vota", u shpreh ish-ministri në kohën e qeverisë Berisha.

Ndërkohë, i pyetur për çështjen e vulës në PD, Bumçi e konsideroi të tejkaluar dhe për këtë kërkoi zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që ka legjitimuar Sali Berishën si kryetar.

"Një opozitë nuk krijohet në gjykatë, krijohet nga njerëzit e lirë që mbushën bulevardin. Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur në favorin tonë, njeh vendimin e 11 dhjetorit", u shpreh politikani demokrat Aldo Bumçi.

Lexo edhe: “Do t’i bënte nder Shkodrës”, Gjiknuri zbulon kandidatin e mundshëm për zgjedhje: As diskutohet të fitojmë më pak se 40 bashki!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.