Hapësire reklamuese

Aktualitet

ALBtelecom vjen me telefonin smart 4G/LTE General Mobile, ja parametrat e tij

Shkruar nga Newsbomb

Tashmë që teknologjia e brezit të katërt të telekomunikacionit është i prekshëm për përdoruesit shqiptarë, ALBtelecom ka sjellë një ndër produktet më të përshtatshëm në treg.

Aktualisht 4G/LTE sjell internetin më cilësor dhe më të shpejtë edhe në tregun shqiptar. Kompania ALBtelecom krahas avantazheve që u ofron përdoruesve të saj, ka zgjedhur që për ata që janë apo bëhen pjesë e 4G/LTE së ALBtelecom tashmë u ofron edhe mundësinë të zgjidhin nga paketat me smartphone.

Fillimisht ju prezantojmë aparatin General Mobile 4G/LTE, të prodhuar për ALBtelecom. Ai vjen me një dizajn fin, kamera kryesore 13 mega piksel, me katër proçesorë, bateri 2500 mAh, që ofrohet me paketë interneti pa limit për një vit, kartën USIM të nevojshme për 4G/LTE, duke filluar nga 17,900 Lekë.

Ky është smartphone i parë në Ballkan, që mbështet sistemin avangard të Google, të emërtuar “Android One”. Aktualisht për një produkt të tillë në treg me këto parametra dhe cilësi kushton sa dyfishi i këtij çmimi, si dhe nuk ofrohen 12 muaj garanci.

Paketa me Smartphone General Mobile 4G/LTE ofrohet edhe për numra me kontratë nga 4 paketa të ndryshme që mund të zgjidhni. Paketa Life 4 ofron minuta kombëtarë dhe SMS kombëtare pa limit, deri 300 minuta dhe SMS ndërkombëtare në muaj, internet pa limit si edhe një paketë Roaming për klientët që kërkojnë të mbajnë me vete cilësinë e ALBtelecom.

Mundësitë e zgjedhjeve me ALBtelecom nuk mbarojnë këtu. Kompania ofron edhe paketë me smartphone Huawei P8 Lite, i cili për të përballuar përdorimin e aplikacioneve, apo internetit është pajisur me tetë procesorë aktiv si edhe me versionin Lollipop të Android. I pajisur me kamera 13 mega piksel, si edhe me design elegant, ky smartphone ofrohet me mundësinë me një vit internet pa limit, apo nëse doni të pajiseni me numër me kontratë ofrohet me 4 variante të ndryshme, që ofrojnë minuta kombëtare dhe SMS kombëtare pa limit, deri 300 minuta dhe SMS ndërkombëtare në muaj, internet pa limit si dhe një paketë Roaming për klientët që kërkojnë të mbajnë me vete cilësinë e ALBtelecom. E gjithë kjo me çmimin më të përballueshëm në treg (duke filluar nga 39,900 Lekë për paketë me numër me parapagesë).

Për ta bërë këtë produkt edhe më të prekshëm për përdoruesit Eagle, kompania ALBtelecom u mundëson pagesë të plotë të shumës së paketave, si edhe pagesë me këste të paketave, nëpërmjet kartës së kreditit të BKT e cila ju ofron 0% interes për deri 12 këste.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll