Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
78 %
1.5kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
38 °
Mar
31 °
E premte, 6 Gusht, 2021

AlbPetrol, sfida e lidershipit të ri: Ringritja e sektorit të naftës si rrallë ndonjëherë në 30 vite (Analiza)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkruan Fatos Çoçoli

Gjashtë muaj më parë, Prokuroria e Tiranës nxori urdhër arrestimet për 8 persona, ndër të cilët 4 punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe dy punonjës të organeve tatimore. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, si institucioni mbikëqyrës me ligj i përdorimit dhe ruajtjes së pasurisë kombëtarë të naftës, krahas burimeve të tjera natyrore të vendit, është përgjegjëse për lejimin e grabitjes së qindra miliona eurove vlerë të naftës shqiptare, duke filluar nga viti 2006 e deri tani.

Janë 15 vite abuzimi masiv dhe fshehje e qëllimshme të dhënash reale mbi shfrytëzimin e naftës nga kompani të huaja e shqiptare, të cilat kanë marrëveshje me qeverinë dhe shtetin shqiptar. Skema e këtyre dy viteve të fundit për të mashtruar shtetin tonë me 1.5 milionë dollarë, u zbulua vetëm nga ndershmëria, integriteti dhe këmbëngulja e zyrtarëve të kompanisë amerikane Black Swan Energy, lidhur me tetë fatura për shërbime që nuk janë përfituar kurrë nga kjo kompani. Pas kallëzimit penal të AlbPetrol, kompania amerikane iu drejtua autoriteteve gjyqësore amerikane dhe gjykatësit amerikanë konfirmuan falsitetin e faturave për një vlerë prej 1 milionë e 299 mijë dollarë.

Faturat janë “vërtetuar” si të mirëqena nga inspektorë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe nga akte kontrolli të Drejtorisë së Tatimeve Tiranë. Kjo situatë tani nuk ndodh më! Një feniks ka dalë në mbrojtje të naftës, arit të zi shqiptar. Quhet ndërmarrja shtetërore Albpetrol. I ngritur nga hiri i abuzimeve kolosale me pasurinë numër një natyrore të kombit tonë, të kryera madje edhe nga vetë kjo shoqëri aksionere gjatë viteve 2006-2019, në formën e heshtjes dhe mosveprimit ndaj shkeljeve flagrante të kushteve të kontratave të lidhura me kompanitë private që shfrytëzojnë puset e naftës.

AlbPetrol është ngritur kurajoz mbi një nga të vërtetat më të hidhura ekonomike të historisë sonë të 30 viteve të fundit-keqtrajtimin, vjedhjen dhe masakrimin e vendburimeve të naftës. Në vitin 2000, rezervat e naftës, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Studimeve të Naftës dhe Gazit, të mbyllur arbitrarisht nga qeveria në vitin 2007, përllogariteshin të ishin në nivelin e 10 miliardë eurove. Tani, në vitin 2021, të dhëna të pakonfirmuara flasin për një gjendje më pak se 2 miliardë euro naftë e shfrytëzueshme në depozita, ose sa një e pesta e depozitave të 20 viteve më parë. Ku shkuan këto 8 miliardë euro depozita naftë?

Sa mori shteti ynë nga shfrytëzimi i naftës në vitet 2007-2020? AlbPetrol dhe lidershipi i tij i ri ka nisur një kontroll të imtë të të gjitha marrëveshjeve hidrokarbure që institucioni ka me kompanitë private. Po shikon sa janë zbatuar në praktikë detyrimet e këtyre marrëveshjeve. Po kërkon bashkëpunim me kompanitë private që janë të interesuara të punojnë me rregulla të pastra loje dhe që respektojnë mjedisin dhe shëndetin e komunitetit që jeton pranë vendburimeve të naftës. AlbPetrol po kontrollon me kujdes ecurinë e Faktorit “Rendiment”, i cili përcakton raportin e të ardhurave tërësore me shpenzimet tërësore të një kompanie që ka marrë leje nga shteti (puse-ka kontrate me Albpetrol) që të shfrytëzojë naftën tonë, gjatë një viti financiar 1 janar deri më 31 dhjetor.

Kur ky raport është më i madh se 1, pra kur të ardhurat janë më shumë se shpenzimet, shteti ynë, sipas Ligjit të Hidrokarbureve të vitit 1993 (https://www.infrastruktura.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/2.ligji-7746-date-28.07.1993-Per-hidrokarburet-kerkim-prodhim-i-perditesuar-27.02.2017-QBZ.pdf), merr 50 për qind të fitimit.

Kur është më i vogël, merr disa herë më pak. Të gjithë këtë kontroll dhe mbikqyrje, AlbPetrol po e kryen në partneritet të plotë me kompanitë serioze dhe që shikojnë për nga e ardhmja e bashkëpunimit me shtetin shqiptar dhe me këtë institucion. Ka zhvilluar një takim pune në Delvinë për të parashtruar idetë dhe planet e tij të bashkëpunimit, si dhe planet zhvilluese të kompanive private me të cilat ka kontrata hidrokarbure. Në këtë takim, parashtroi edhe idetë e tij si institucion publik, për ndërhyrjet mjedisore që të pakësohet ndotja nga shkarkimi i papërgjegjshëm i mbetjeve të naftës buzë lumenjve dhe përrenjve në zonat naftëmbajtëse, si dhe mundësitë për shfrytëzim teknologjik dhe ekonomik të gropave të naftës në zonën e Patos-Marinzës.

Albpetrol do të provojë fort të kontribuojë në ringritjen e Institutit të Studimeve të Naftës, të mbyllur dhe bojkotuar qëllimisht 14 vite më parë, për të mos i dhënë shtetit tonë një mjet vlerësimi konkret dhe mburojë profesionale të arit të zi. Institucioni gjykon se ka ende shumë specialistë të zotë dhe të ndershëm, që mund të kontribuojnë në këtë strukturë, duke filluar nga inxhinierët e vjetër dhe me shumë integritet dhe emër në kërkimet e naftës. Sikur të ishte në këmbë dhe efektiv Instituti i Studimeve të Naftës, nafta shqiptare nuk do të kishte përfunduar e nëpërkëmbur, e abuzuar dhe e shfrytëzuar barbarisht, sa deri pak muaj më parë.

AlbPetrol po përpiqet ta zëvendësojë mungesën e Institutit të Naftës sa mundet sot, duke planifikuar një sërë takimesh pune dhe sesionesh shkencore për shfrytëzimin modern dhe me parametra të sigurtë mjedisorë të naftës shqiptare. AlbPetrol përfaqëson institucionin garant sot që Faktori “R” do të jetë ai reali këtej e tutje.

Nëse ky Faktor do të ishte ai reali në shumicën e tetë viteve 2007-2014 (pra, më i madh se 1, pse ashtu ka qenë realisht, pa shpenzimet e fryra qëllimisht), sipas përllogaritjeve të KLSH (http://klsh.org.al/web/Mbi_Auditimin_e_Ushtruar_ne_Albpetrol_Sha_2603_1.php), Buxhetit të Shtetit tonë do t’i kishte shkuar një shumë prej afro 504.5 milionë dollarë, përveç rentës minerare që ka marrë shteti prej 199,4 milionë dollarë.

Pra, mbi gjysmë miliardë dollarë të hequr padrejtësisht nga fondet për familjet në nevojë, për shëndetësinë dhe arsimin tonë publik, për pensionet e 660 mijë shqiptarëve! Këtë po synon të bëjë sot lidershipi i ri i Albpetrol dhe do të ketë pas të gjithë njerëzit e ndershëm dhe opinionin e shëndoshë publik të vendit.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img