Hapësire reklamuese

Aktualitet

Albpetrol nxjerr në rrugë të madhe 500 punonjës (SHKRESA)

Shkruar nga Newsbomb

500 punonjës të Albetrol në Patos mbeten në rrugë të madhe si pasojë e një ‘ristrukturimi organizativ dhe reduktimi të fuqisë punëtore’ nga ana e kompanisë.

Vendimi i datës 7 prill 2020 ka lënë kështu pa bukën e gojës 500 familje të cilat punonin në kompaninë me administratore Erjola Mukën.

Ky vendim vjen në një kohë kur vendi ynë është përfshirë nga coronavirusi, reflektuar kjo edhe në ekonominë e vendit. Sipas ekspertëve pasojat ekonomike të kësaj gjendjeje paralize do jenë shumë të mëdha.

Më poshtë shkresa:

ddddd.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.