Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Albpetrol njofton ankandin e suksesshëm, shet 100.000 ton naftë bruto

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas një periudhe të gjatë mungese rezultatesh konkrete edhe për shkak të pandemisë, një “erë” e re suksesi po hapet për agjencinë shtetërore të naftës, Albpetrol. Pas ankandit të suksesshëm për shitjen e 40 mijë tonëve naftë bruto, Albpetrol njofton rezultate të tjera.

Agjencia shtetërore e naftës bën me dije se ka arritur të finalizojë ankandin për shitjen e 100.000 tonëve naftë bruto. Gjithashtu, evadimi i kësaj sasie të madhe vijon me sukses.

Fituese është shpallur shoqëria EUROPETROL DURRES ALBANIA” sh.a.,me qendër në Tiranë. Që prej datës 21 Maj 2021, ka filluar evadimi i naftës së blerë duke ndjekur me përpikmëri procedurat e caktuara. Pra, Albpetrol ka shënuar sukses jo vetëm në shitjen e naftës bruto, por dhe në tërheqjet korrekte të pagesave.

Agjencia shtetërore e naftës pas një periudhe bllokimi të prodhimit nga mos-finalizimi i ankandeve të naftës bruto, për shkaqe të lidhura me situatën e krijuar nga pandemia, tashmë është duke u rimëkëmbur me ritme të shpejta.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img