Tirana
broken clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
50 %
1.5kmh
75 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
16 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Albin Kurti voton dhe jep mesazhin: Ftoj qytetarët të votojnë, të respektojnë atdheun

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka mbërritur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në qendrën e votimit në Bllok, ku edhe ka votuar.

Kurti ka ushtruar të drejtën e tij të votimit në zonën e Bllokur në kopshtin 31. Ai ka drejtë të votojë pasi ka pashaportë shqiptare.

Vetëvendosja kandidon në Shqipëri me tre kadidat të pavarur, në qarkun e Tiranës, Lezhës dhe Gjirokastës.

“I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë ATDHEUN, dita është e bukur me diell, mbarësi për shqipërinë

Dita e zgjedhjeve është dita e demikracisë, I ftoj të gjithë qytatarët e Shqipërisë që sot të respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është me diell, moti është I mirë dhe kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për shqipërinë dhe secili njeri që ashtu sikurse unë ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë. Suksese,” tha Kurti.

Sipas KQZ deri më tani në Tiranë kanë votuar 11.618 qytetarë, ose 3.74% nga 910.494  që kanë të drejtën e votës në këtë qark.

Më shumë




spot_img








spot_img