Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Albin Kurti vizitë zyrtare në Bruksel, takohet me Komisionerin për Drejtësi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Komisionerin Evropian për Drejtësi Didier Reynders, ku kanë diskutuar për forcimin e institucioneve të drejtësisë, përfshirë edhe Procesin e Vettingut.

Në një postim në Twitter Kurti  shkruan se Kosova e mirëpret përkrahjen e përkrahjen e Komisionerit Reynders për agjendën e reformave.

“Sundimi i Ligjit është një vlerë fundamentale e BE-së, dhe një kusht bazik për një shoqëri demokratike. Me Komisionerin për Drejtësi, Didier Reynders diskutuam gjatë për planet tona për të forcuar institucionet e drejtësisë, përfshirë procesin e Vettingut. Ne e mirëpresim përkrahjen e tij për agjendën tonë të reformave”, ka shkruar Kurti.

Albin Kurti ndodhet në Bruksel për një vizitë dy ditore, ku do të takohet me me zyrtarë dhe udhëheqës të institucioneve kryesore të BE-së, ndërkohë që ka refuzuar takimin me presidentin serb Aleksansdër Vuçiç, i cili pritet të zhvillohet më 11 maj në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img