Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Albin Kurti VIDEO-MESAZH për formimin e qeverisë: Negociatat me LDK dështuan, nesër në Kuvend shkojmë pa marrëveshje

spot_img

Lajme të ngjashëm

7e40e14e74dec9487242328084b2e718

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se negociatata me LDK-në për formimin e qeverisë së re kanë dështuar dhe se nesër në Parlamentin e Kosovës në seancën konstituive do të shkojnë pa marrëveshje.

Përmes një video, Kurti ka deklaruar se mbrëmë ka bërë edhe një ofertë të fundit për LDK-në por që është refuzuar nga ana e tyre.

Në këtë ofertë thuhet se Vetëvendosje si parti e parë i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, e LDK-së nënkryetari i dytë, dy partitë le të bëjnë rokadën midis këtyre posteve.

‘Kryeparlamentarin e merr LDK ndërkaq Nënkryetarin e Dytë VETËVENDOSJE!. Kësisoj, LDK e ka Kryeparlamentarin kurse VETËVENDOSJE! dy nënkryetarë të Kuvendit’, ka bërë me dije Kurti.

Gjithashtu, Kurti ka kërkuar që çështja e presidentit të lihet për më vonë. Mirëpo, nëse këta insistojnë në këtë post, të ju shtohet një ministri e ajo të jetë Ministria e Punëve të Brendshme.

‘Çështjen e Presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo, nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: MPB, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij/saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosje!’, ka bërë të ditur Kurti.

Lideri i VV-së ka folur edhe për kërkesën e LDK-së për ndarjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

‘Sipas kërkesës së LDK, MKRS ndahet, me ç’rast Kultura dhe Rinia i kalojnë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq, Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë. Pakicat joserbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe Ministrinë për Komunitete’, ka deklaruar kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Më shumë

spot_img