Hapësire reklamuese

Politikë

Albin Kurti thirrje shqiptarëve: Votoni kandidatët e Vetëvendosjes në 25 prill. Politikanët aty e kanë ndarë jugun me veriun për të ndarë votuesit

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti thirrje shqiptarëve: Votoni kandidatët e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një mesazh me audio dhe video, për gjithë shqiptarët që kanë të drejtë vote në 25 prill.

Kreu i Vetëvendosjes tha se Bojken Abazi në Tiranë, Iliaz Sjehu në Lezhë dhe Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, janë alternativa më e mirë, figura profesionale dhe me ide të qarta.

Kurti nuk la pa thumbuar dhe liderët politikë të vendit tonë, duke thënë se ata e kanë ndarë Shqipërinë në veri dhe jug për të ndarë votuesit e tyre.  

Albin Kurti: Do doja të isha në këtë fushatë për të ndihmuar, por gjendja e vështirë shëndetësore në Kosovë më ka privuar që të qendrojë këtu. Uroj që të gjithë ju të jeni mirë me shëndet dhe ta kapërceni këtë. Me zemër kam qenë pranë jush dhe pranë fushatës suaj. Idea kombëtare do vazhdojë të bëjë sëbashkë shqiptarët idealistë. Dhe pse në këto zgjedhje kemi dalë me tre kandidatë, keni bërë një fushatë shembullore. Pa sharë dhe ofenduar kandidatët kundërshtatër, nuk keni rënë në grackën e lundërshtarëve politikë. Kombi ynë, njerëzit tanë e presin këtë standart. Partitë e vjetra kanë brenda vetes njerëz të ndershëm, ata nuk janë armiqtë tanë, por bashkëpunëtorët tanë potencialë. Ju keni pasur një program konkret. I keni treguar votuesve tuaj se cilat janë çështjet që nuk do të pranoni asnjë kompromis për abuzimin e punonjësve. Në pak faqe keni folur shumë si askush tjetër. Nuk ka demokraci pa ballafaqim të ideve. Mungesa e këtyre ideve shkaktojnë rreziqe. Disa parti kanë bllokuar ndarje të rrezikshme si Veri dhe Jug për të ndarë votuesin e tyre. Nuk mund të rrezikohet kombi për të mbajtur në këmbë pushteti tuaj. Ju aktivistë të Shqipërisë na keni ndihmuar dhe po na ndihmoni sërish me fushatën e kandidatëve tanë aty. Nëse punojmë bashkë nuk do të jemi rrezik për asnjë. Nëse duam të bëjmë një shtet që duam të ndihmojmë ekonominë ne duhet t’i kapërcejmë ndasitë krahinore nga Gjirokastra deri në Mitrovicë. Ju ftoj të votoni në Tiranë, Bojken Abazin i cili ka pasur pozita të veçanta në Kosovë. Ai nuk shihet dhe as nuk blihet, as nuk frikësohet përballë padrejtësive. Votoni në Lezhë Iliaz Shehun, i cili dhe pse është i ri është i matur dhe i pjekur. Ai do të cojë përpara kërkesat e studentëve. Si profesor do të këmbëngulë për përmirësimin e universiteteve. Ju ftoj të votoni në Gjirokastër, Kreshnik Merxhanin. Ju ftoj ju të gjithëve qytetarë të Shqipërisë që të votoni këta kandidatë.   

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll