Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur sot në takim nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan, në kuadër të vizitës së tij disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti ka biseduar me Sullivan për dialogun Kosovë-Serbi, ku ka theksuar se duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë.
“Kryeministri theksoi stabilitet institucional, sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vendin tonë. Besimi i lartë në Qeveri është reflektuar edhe në përmirësimin vjetor rekord për 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të raportit të Transparency International. Po ashtu, Kosova u rendit e para në Indeksin e Sundimit të Ligjit nga Ëorld Justice dhe mori vlerësimin më të mirë për nivelin e krimit të organizuar dhe qëndrueshmërinë ndaj kësaj dukurie në Indeksin Global të Krimit të Organizuar, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit Kurti.