Hapësire reklamuese

Rajoni

Albin Kurti reagon për 18 vjeçaren e vrarë nga partneri: Kosova nuk ka jetë grash dhe vajzash për të humbur! Vrasësi i Marigonës të dalë para drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti reagon për 18 vjeçaren e vrarë nga partneri: Kosova

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, reagon për ngjarjen e rëndë që ka trondit opionin publik në të dy anët e kufirit, ku një i ri vrau partneren e tij 18 vjeçare dhe e la të vdekur në derën e spitalit, në Ferizaj.

"Kosova nuk ka jetë grash dhe vajzash për të humbur", shkruan ai, dhe kërkon nga organet e drejtësisë që të vënë para përgjësisë ligjore autorin. " Kërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që ta vënë vrasësin e dyshuar të Marigonës sa më shpejtë para drejtësisë."

Reagimi i plotë i Albin Kurtit:

Një 18 vjeçareje dje iu ndalën përgjithmonë dëshirat dhe ëndrrat. Ajo nuk e humbi jetën në aksident trafiku apo konflikt lufte. Jeta e saj u shua dhunshëm në mjedisin ku çdo njëri nga ne duhet të ndihet i dashur, i respektuar e mbi të gjitha i mbrojtur.

Kosova nuk ka jetë grash dhe vajzash për të humbur. Na duhet angazhim maksimal i institucioneve dhe çdo njërit nga ne për të respektuar te drejtën për të gëzuar jetën, për ta jetuar atë dinjitetshëm dhe për të realizuar aspiratat legjitime. 

Nëna dhe baballarë, vëllezër dhe motra, mësues dhe mësuese, zyrtarë të rendit dhe të mbrojtjes së ligjit, qytetarë dhe qytetare të Kosovës,

Ta ndalim dhunën ndaj grave, t’i edukojmë bijtë e vëllezërit tanë se dhuna nuk është gjuhë e pranueshme komunikimi, se dhuna është turp që sjellë tragjedi dhe se është e dënueshme me ligj.

Kërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që ta vënë vrasësin e dyshuar të Marigonës sa më shpejtë para drejtësisë.

U bëj thirrje të gjitha nënave, bashkëshorteve, motrave e vajzave, që të lajmërojnë në polici rastet e dhunës, si edhe mosveprimin institucional për rastet e lajmëruara. Mos heshtni!

Ne nuk mund të jemi spektatorë ndaj të ardhmes sonë. Kemi obligim moral, kushtetues, institucional që të mbrojmë jetën dhe dinjitetin e secilës viktimë të dhunës në familje.

Lexo edhe: DEL FOTOJA/ Vrau bashkëjetuesen 18-vjeçare, ky është autori i shpallur në kërkim

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu