Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Albin Kurti raporton për takimin në Ohër: Në pikën që jemi, nuk ka tekst më të mirë të marrëveshjes me Serbinë

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka raportuar sot në Kuvend për marrëveshjen e fundit të arritur me Serbinë, gjatë takimit me presidentin Aleksandër Vuçiç në Ohër.

Ai tha se “tekst më të mirë të marrëveshjes në situatën që jemi, nuk ka qenë e mundur të mbërrijmë”. Sipas tij, “ia vlente mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme”.

Në fjalën e tij Kurti tha se zbatimi i pikave të marrëveshjes “parashikohen të jenë me hapa të përbashkët, ku të dyja palët duhet të shkojnë hap pas hapi”.

Ai shtoi se  Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare. Gjithashtu Kurti pranoi se “Kosova i ka obligimet e veta ligjore”, ku përfshihet edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Unë personalisht kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet në të kaluarën dhe vazhdoj të punoj për një rezultat më të mirë.

Ato detyrime nga e kaluara, janë edhe të përfshira implicit në procesin e dialogut sepse janë ngritur gjatë bisedimeve dhe çdo gjë ne do ta konsiderojmë nga prizma e Kushteutës sonë, e Republikës sonë, e ligjshmërisë sonë dhe e vlerave e kartave normative ndërkombëtare, në veçanti europiane”, tha Kurti.

Kujtojmë se të shtunën më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, pas 12 orë negociatash mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, është arritur marrëveshje mbi Aneksin e zbatimit të Planit evropian për dialogun, por pa nënshkrim të palëve.

Më shumë