Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Albin Kurti pret në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ja për çfarë diskutuan në zyrën e kryeministrit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Në këtë takim, Kurti dhe Kamberi kanë diskutuar për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në viset e tjera në Serbi.

Ndër të tjera kryeministri Kurti dhe deputeti shqiptar folën edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel mes Kurtit dhe presidentit Vuçiç, si dhe për dialogun mes Prishtinës e Beogradit.

“Kryeministri Kurti dhe z. Kamberi diskutuan edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel, për dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Temë e bisedës ishin edhe dy samitet e liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtura këtë muaj në Tiranë dhe në Vjenë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit Kurti.

Më shumë

spot_img
spot_img