Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Albin Kurti premton pagë minimale 250 euro, punëtorët kërkojnë 400: Nuk jemi rob, të respektohet orari

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Punës, punonjësit e sektorit të komunikacionit në Kosovë kanë zhvilluar një protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Me parrulla në duar, “Nuk jemi rob, por jemi punëtorë”, ata kanë marshuar në paqe drejt institucicioneve të qeverisë, duke shprehur pakënaqësitë dhe shkeljen e të drejtave në punë.

Ndërsa kryetari i Federatës për Komunikacion dhe Lidhje të Kosovës Alush Sejdiu ka thënë se kërkesat e këtij sektori janë të shumta, duke filluar me largimin nga puna, paga minimale e ulët etj.

“Përveç COVID-19, punëtoret ballafaqohen me shkeljet e të drejtave më elementare duke filluar prej largimit nga puna, paga minimale është e ulët, kemi mosrespektim të kontratës kolektive, mosrespektim të ligjit të punës dhe deri tek mosrespektimi i orarit”, ka thënë Sejdiu, njofton Klan Kosova.

Më tej ai shprehet  se kërkesa e tyre ndaj Qeverisë është respektimi i ligjit dhe paga minimale deri në 400 euro.

Ndërsa pak më herët kryeministri i Kosovës Albin Kurti premtoi pagën minimale 250 euro, si dhe u zotua që askush nuk do të punojë më shumë se 40 orë në javë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img