Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Albin Kurti pranon firmosjen e marrëveshjeve me Serbinë në Bruksel, por refuzon Vuçiç

Shkruar nga Newsbomb

Republika e Kosovës e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023, ndaj kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që Marrëveshja të zbatohet në tërësi, pa kushte dhe pa vonesa.

Në komunikatën për mediat bëhet me dije se Kurti ka falenderuar në takimin e sotëm Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak, për rolin, angazhimin dhe kontributin për paqe dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Bëhet me dije se siç ka qenë i gatshëm të nënshkruante marrëveshjen në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, Albin Kurti ka theksuar se Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike.

Por pavarësisht kësaj oferte gjeneroze të Kryeministrit Kurti, Presidenti i Serbisë, Vucic, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023.

"Pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin", është shprehur kreu i Qeverisë së Kosovës në fund të takimit.

Takimi i Albin Kurtit në Bruksel me krerët e Bashkimit Evropian Takimi i Albin Kurtit në Bruksel me krerët e Bashkimit Evropian

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se, pas sulmit të agresionit të 24 shtatorit në Zveçan, prioritet për të është siguria në Kosovë, në veçanti siguria e kufirit me Serbinë, meqë nga ana tjetër erdhën paramilitarët të cilët kryen sulm terrorist e kriminal duke vrarë e plagosur policë të Kosovës. Që kjo të mos përsëritet kurrë më, ai ka thënë se nevojiten sanksione dhe ndëshkim për Serbinë.

"Hetimet për grupin paramilitar e terrorist të sponsorizuar nga Serbia, duhet të përcaktojnë saktë se kush krejt çka bëri dhe si e ekzekutoi këtë akt agresioni, ndërkohë që nuk ka më dilema as te faktorët ndërkombëtarë mbi fajtorin", thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti ka theksuar se Kosova është kampion në sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, gjë që është konstatuar edhe nga organizata prestigjioze ndërkombëtare Ëorld Justice Project.

Grupi paramilitar terrorist i Milan Radoicic dhe përgjegjësit e tjerë duhet të ekstradohen në Kosovë, ku do të ketë një gjykim të drejtë, aq më tepër kur dihet se sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe proceset gjyqësore monitorohen nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, vijon deklarata.

Për progresin demokratik dhe ekonomik të saj, Kryeministri Albin Kurti është shprehur se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për BE, pra edhe bashkimin e pesë shteteve të mbetura të Bashkimit Evropian me shumicën prej 22 sosh, në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Komunikatë për media pas takimit në Bruksel me krerët e Bashkimit Evropian Komunikatë për media pas takimit në Bruksel me krerët e Bashkimit Evropian

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese