Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Albin Kurti nuk i uron fitoren Edi Ramës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, për të tretën herë radhazi do të jetë kreu i PS, Edi Rama, me gati 770 mijë vota në rang kombëtar.

Edhe pse opozita e bashkuar nuk i njeh zgjedhjet dhe akuzon për shit-blerje, manipulime votash, e vështirë të ç’bëhet ajo që është bërë nga vullneti i sovranit.

Të parët që e uruan Ramën ishin presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, Mitsotaqis i Greqisë, Zaev i Maqedonisë dhe të tjerë, por Albin Kurti jo. Inati mes tyre mesa duket qenka më i madh se pajtimi “mes veti”.

Kujtojmë që kryeministri i Kosovës i zgjedhur në shkurt të këtij viti duke qenë se është me pasaportë shqiptare erdhi vetë në Tiranë dhe votoi, madje 3 kandidatë të pavarur, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, kandiduan në Lezhë (Iliaz Shehu), Tiranë (Bojken Abazi) dhe Gjirokastër (Kreshnik Merxhani), duke marrë vota minimaliste.

Kurti ishte mbështetësi i tyre më i madh, duke i bërë thirrje herë pas here shqiptarëve që të votojnë ndryshimin.

/NEWSBOMB.AL/

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img