Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
74 %
1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Albin Kurti nga Vlora: 28 Nëntori bashkon Shqipërinë dhe Kosovën, të jemi më shpesh BASHKË!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten Vjossa Osmani mbërrritën sot në Vlorë për ceremoninë festive për ngritjen e flamurit kombëtar.

Nga Vlora Kurti shkruan se 28 Nëntori bën bashkë Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa shton se të dy shtetet duhet të jenë më shpesh bashkë dhe të rrugëtojnë bashkë.

Më tej Kurti përmend edhe mbledhjen e dy kuvendeve ditën e djeshme në Tiranë, duke e cilësuar si “Ditën e Forcës”.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Nëntori i Flamurit dhe Forcës

Sot, në Vlorë, në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kujtuam historinë, përkujtuam sakrificën dhe nderuam lavdinë e atyre që besuan sepse ëndërruan, punuan sepse besuan. Çdo vit, 28 Nëntori na bën bashkë. 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit tonë. E ne duhet të jemi më shpesh bashkë. Të punojmë bashkë. Të rrugëtojmë bashkë. Sepse duam. Sepse duhet.

Ndërkaq dje, ndërkohë që në Tiranë po mbanim mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, në Prishtinë, shënuam Ditën e Forcës. Për Qeverinë, ky ishte viti i ushtrisë. Me një ndarje buxhetore prej 123 milionë euro, që tejkalon çdo vit paraprak; e me 99% më tepër investime në blerje ushtarake përgjatë këtij viti, ushtria jonë po konsolidohet në aspektin profesional e operacional. Përkrahë aleatëve tanë po kontribuojmë në mbrojtjen e vlerave universale të lirisë, paqes dhe demokracisë. Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e pashtershme e brezave të tërë të popullit tonë luftëtarë, të vendosur e të pathyeshëm.

Urime të gjithëve 28 Nëntori, Dita e Flamurit! Le t’i gëzohemi sukseseve të secilit shqiptar. Le t’i bëhemi krah secilit shqiptar.

Lexo edhe: Krerët e dy shteteve drekojnë në Vlorë, “shkrihet akulli” mes Vjosa Osmanit dhe Ramës

Lexo edhe: FOTO/ Tirana në festë për 28 Nëntor, makinat me flamujt kuq e zi mbushin rrugët e kryeqytetit

Lexo edhe: Krerët e Kosovës erdhën në Vlorë, Ilir Meta shkon në Prishtinë për 28 Nëntor: Flamuri jonë e ka lavdinë tek veprat vetëmohuese

Lexo edhe: ME VIDEO/ Momente nga ngritja e Flamurit në Vlorë, në këtë 110 vjetor! Për gjithë shqiptarët kudo ndodhen: Gëzuar!

Lexo edhe: FOTOLAJM/ Krerët e kombit shqiptar “kuvendojnë” bashkë në Vlorë

Lexo edhe: 110 vjetori i Pavarësisë, Edi Rama mbërrin në Vlorë, krah tij Albin Kurtin, Presidentët Osmani e Begaj

Më shumë


spot_img









spot_img