Albin Kurti nënshkruan peticionin për zgjedhje: Parim i shkelur demokratik

Publikuar tek: rajon, më 12:53 04-06-2020 Albin Kurti nënshkruan peticionin për zgjedhje: Parim i shkelur demokratik

Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka nënshkruar peticionin e iniciuar nga partia e tij Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet të cilit kërkohen zgjedhje.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai u shpreh se zgjedhjet janë qëllimi i tyre politik, pasi janë parim i shkelur demokratik.

“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, shkruan Kurti.

Kujtojmë që ditën e djeshme u zgjodh qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së.

84212362_885750355258183_7146916230123749376_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010601043701172
array(1) { ["section"]=> string(80) "albin-kurti-nenshkruan-peticionin-per-zgjedhje-parim-i-shkelur-demokratik-209037" }