Deputettë e VV, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës do të paraqiten të mërkurën e ardhshme sërish përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj- Bujupi dhe Faton Topalli do të paraqiten për tu gjykuar.
Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupi aktualisht janë në masën e paraburgimit në Lipjan, ku po mbahen pasi thyen masën e arrestit të shtëpisë, që ishte caktuar ndaj tyre. 4 të akuzuarit akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës.