Hapësire reklamuese

Politikë

Albin Kurti ndalon në Kukës, flet për samitin e BE: E kthen Tiranën kryeqendrën e Evropës

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti ndalon në Kukës, flet për samitin e BE: E kthen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndaluar dhe për një vizitë edhe në Kukës, ku është takuar me kryebashkiakun Safet Gjici.

Në kuadër të festave të nëntorit, Kurti dhe Gjici zhvilluan homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe nderuam dëshmorin e atdheut Hasan Prishtina.

Kurti ka komentuar edhe samitin e BE që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor, duke thënë se kjo do e kthejë Tiranën në kryeqendrën e Europës.

”Ky samit e kthen Tiranën kryeqendrën evropiane. E unë dua sa më shumë marrëdhënie të mira mes Ballkanit Perëndimor dhe BE. Kam dëshire dhe dua qe Ballkani te behet evropian e demokratik. Gëzohem shumë që ky samit po mbahet në një kryeqytet si Tirana. Ne jemi të bindur që BE është e ardhmja dhe fati jonë. Me zi pres që ne si qeveri e  shtet I Kosovës ti bashkëngjitemi BE e krejt Ballkanit”, tha Kurti.

Kurti bashkë me kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici u shpreh se në shtator të vitit të ardhshëm në Kukës të dyja shtetet do të zhvillojnë një mori aktivitetesh në nderim të 150 vjetorit të lindjes së një prej figurave më madhore të kombit shqiptarë, Hasan Prishtina.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu