Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Albin Kurti merr sot zyrtarisht postin e Kryeministrit të Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti merr sot zyrtarisht postin e Kryeministrit të Kosovës

Albin Kurti sot pritet të marrë për herë të dytë postin e kryeministrit të Kosovës. Dje, kreu i Vetëvendosjes u zgjodh me shumicë votash nga parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo është hera e dytë që Albin Kurti zgjidhet kryeministri I Kosovës pasi herën e parë nuk mundi ta mbante postin më shumë se tre muaj. Kuvendi ka votuar dje me 67 vota pro qeverinë e re, ndërkohë që 30 deputetë kanë votuar kundër.

Ora 10:00 e mëngjesit të sotëm do të shënojë fundin e qëndrimit të Avdullah Hotit si kryetar i qeverisë. Në këtë orë, Hoti edhe zyrtarisht do t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit të ri, Albin Kurtit, partia e të cilit doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjithashtu, deputetët zgjodhën edhe Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit. Derisa vendit të ketë një president të ri, Konjufca do të jetë Ushtrues i detyrës së Presidentit të Kosovës, detyrë që ja jep roli i tij si kryeparlamentar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll