Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
49 %
3.6kmh
0 %
Mër
31 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Albin Kurti me mesazh të qartë, tregon cila është pika fillestare e bisedimeve me Serbinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cfc6529f47bc3981dbf07c74033baaa5

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, vetëm pak orë pas fitores së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, ku ka folur dhe për marrëdhëniet me Serbinë.

Kurti u shpreh se ai dëshiron t’iu japë formë të re bisedimeve me fqinjët, për t’i vendosur të dyja palët në pozita të barabarta.

Kurti tha se bisedimet nuk duhet të përqendrohen rreth mënyrës se si “të kompensohet” Serbia për humbjen e Kosovës.

“Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës duhet t’i ndryshojë vendet tona për te mirë”, tha Kurti për AFP-në.

“Ne duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur, seriozisht dhe me njerëzit si përfitues përfundimtarë”, shtoi ai.

Ai tha se Beogradi premton njohjen e Kosovës në fund të negociatave, por kërkon koncesione maksimale ndërkohë.

“Ju merrni sa më shumë që mundeni, ndërsa premtoni një fund që nuk do të ndodhë”, tha ai.

“Kjo është arsyeja përse reciprociteti, barazia nuk mund të jetë rezultati përfundimtar (i bisedimeve), duhet të jetë pika fillestare. Dhe, njerëzit duhet të jenë përfituesit përfundimtarë”, tha Kurti.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img