Tirana
moderate rain
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
3.1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

Albin Kurti mbërrin papritur në Tiranë, takim me Ramën në “Vilën 31”

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të martë me homologun Albin Kurti në Tiranë. Rama dhe Kurti janë parë në ambientet e vilës qeveritare 31.

Takimi mes dy kryeministrave ka qenë i papritur, ndërsa ende nuk dihen arsyet e vizitës së Kurtit, por vihen re masa të mëdha sigurie të marra për mbarëvajtjen e takimit, i cili do të mbahet me dyer të mbyllura.

Kujtojmë se takimi i fundit mes dy liderëve ka qenë në 20 qershor gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku u firmosën 19 marrëveshje.

Nuk dihet ende nëse Rama dhe Kurti do të mbajnë ndonjë koneferencë të përbashkët për shtyp, por kjo mbetet për t’u mësuar në orët në vijim.

Më shumë