Hapësire reklamuese

Rajoni

Albin Kurti kujton 41 dëshmorët e UÇK që ranë për lirinë në Pashtrik

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti kujton 41 dëshmorët e UÇK që ranë

Sot është 25-vjetori i rënies së heroit Mujë Krasniqi dhe 41 dëshmorëve të tjerë në Pashtrik.

“Një çerekshekull i mbushur me krenari dhe i shoqëruar me përkujtime për Mujë Krasniqin – Kapuqin, Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës dhe për 40 ushtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë dëshmorë më 14 dhjetor 1998 të ngarkuar me armatime duke kaluar kufirin për të hyrë në Kosovë,” shkuan Kurti.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kurti thekson se Qeveria e ka përkrahur nismën shtegun të cilin 25 vjet më parë e kalonin në këmbë ushtarët e UÇK-së që bartnin armatime për në Kosovë, të quajtur “Shtegu i Lirisë”, të shenjohet edhe si një shteg garash për motoçiklistët dhe ecjesh për alpinistët dhe për bjeshkatarët.

Kurti njoftoi se kjo ishte nismë nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së së degës së Hasit, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim si dhe nga Federata e Motoçiklizmit e Kosovës.

Postimi i plotë i Kurtit

Sot më 14 dhjetor, u bënë 25 vite nga rënia e 41 dëshmorëve të lirisë në Pashtrik. Një çerekshekull i mbushur me krenari dhe i shoqëruar me përkujtime për Mujë Krasniqin – Kapuqin, Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës dhe për 40 ushtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë dëshmorë më 14 dhjetor 1998 të ngarkuar me armatime duke kaluar kufirin për të hyrë në Kosovë.

Në këtë përvjetor të 25-të, me shumë gatishmëri Qeveria e Republikës së Kosovës e ka përkrahur nismën që shtegun të cilin 25 vite më parë e kalonin në këmbë ushtarët e UÇK-së që bartnin armatime për në Kosovë, të quajtur “Shtegu i Lirisë”, të shenjohet edhe si një shteg garash për motoçiklistët dhe ecjesh për alpinistët dhe për bjeshkatarët. Kjo nismë vjen nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së së Degës së Hasit, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim si dhe nga Federata e Motoçiklizmit e Kosovës. Ata sot e zbuluan pllakën për fillimin e projektit Shtegu i Lirisë “Pashtriku”, nëpër të cilin nga viti i ardhshëm, motoçiklistët do të garojnë duke u nisur nga Kruma për të kaluar në Cahan dhe nga Stanet e Pashtrikut deri te Likenet e Hasit, te vendi ku ranë 41 dëshmorët e UÇK-së. Kështu, të gjithë ata që duan t’i kujtojnë 41 dëshmorët e UÇK-së të rënë më 14 dhjetor 1998, do të mund të shkojnë dhe të ecin shtegut kah kanë ecur ata dëshmorë të lirisë, “Shtegut të Lirisë”.

Më 14 dhjetor 1998, një grup i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po futej me armatime drejt Kosovës, u përballën me forcat serbe te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut. Atë ditë, ranë dëshmorë:

  1. Mujë (Halil) Krasniqi - 6.6.1967, Klinë
  2. Ali (Halil) Krasniqi - 13.5.1975, Klinë
  3. Bashkim (Azem) Krasniqi - 25.2.1977, Klinë
  4. Gani (Hasan) Zogaj - 19.5.1973, Klinë
  5. Ilir (Hazir) Asllani - 27.7.1969, Skënderaj
  6. Rifat (Fazli) Mëziu - 28.11.1968, Skënderaj
  7. Agim (Halil) Mëziu - 10.4.1974, Skënderaj
  8. Xhevat (Shaban) Thaçi - 23.8.1979, Drenas
  9. Muhamet (Aziz) Dervishi - 27.11.1967, Drenas
  10. Sylejman (Zeçir) Elshani - 11.5.1957, Drenas
  11. Faton (Nazif) Xhylani - 6.4.1981, Drenas
  12. Gani (Halit) Elshani - 19.5.1973, Drenas
  13. Luljeta (Jahir) Shala - 20.11.1977, Drenas
  14. Agron (Mahmut) Mehmeti - 7.11.1973, Drenas
  15. Mentor (Ramadan) Ibriqi - 9.1.1979, Drenas
  16. Kadri (Haki) Demaj - 21.1.1975, Shtime
  17. Fadil (Bajrush) Rashiti - 8.1.1975, Shtime
  18. Afrim (Islam) Musliu - 21.1.1970, Shtime
  19. Selim (Shaip) Selimi - 7.2.1978, Shtime
  20. Arben (Rexhep) Hyseni - 12.4.1980, Shtime
  21. Hafir (Imri) Bajrami - 15.4.1980, Shtime
  22. Xheladin (Hamdi) Xheladini - 2.4.1976, Shtime
  23. Ramadan (Deli) Elshani - 20.1.1976, Shtime
  24. Naser (Shefki) Kelmendi - 13.7.1976, Shtime
  25. Isa (Xhemshir) Olluri - 12.2.1979, Lipjan
  26. Enver (Zymer) Olluri - 31.1.1979, Lipjan
  27. Qamil (Hysen) Olluri - 15.11.1976, Lipjan
  28. Beqir (Sefë) Gashi - 3.1.1966, Malishevë
  29. Hazir (Nezir) Kryeziu - 6.9.1956, Malishevë
  30. Kadri (Jahir) Gashi - 26.3.1980, Malishevë
  31. Maliq (Hamëz) Karaqica - 13.8.1949, Malishevë
  32. Astrit (Gafurr) Bytyqi - 17.4.1980, Ferizaj
  33. Hysni (Shaip) Kajtazi - 24.4.1979, Ferizaj
  34. Bekim (Qamil) Bytyqi - 4.2.1978, Rahovec
  35. Isaj (Muharrem) Morina - 13.3.1958, Rahovec
  36. Mevlan (Tefik) Hoxha - 9.7.1974, Prizren
  37. Qenë (Avdyl) Qenaj - 25.8.1957, Prizren
  38. Besim (Sylejman) Qarri - 26.4.1978, Suharekë
  39. Hysen (Kadri) Bujupi - 28.10.1969, Istog
  40. Veli (Beqir) Ballazhi - 13.9.1978, Hani i Elezit
  41. Avni (Bislim) Kutllovci - 21.3.1977, Vushtrri

Lavdi të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe këmba e mbarë u qoftë atyre që ndjekin “Shtegun e Lirisë” dhe të gjitha shtigjet e lirisë që i kanë ndjekur dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese