Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Albin Kurti KRYEMINISTËR, deputetët e opozitës braktisin sallën e kuvendit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot u votua me 67 vota pro qeveria e re e Kosovës, me kryeministër zyrtar z.Albin Kurti.

Ndërkohë deputetët e partive opozitare janë larguar nga salla e Kuvendit menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re me në krye kreun e LVV Albin Kurti.

Ai ka deklaruar se nuk do të ketë tolerim ndaj keqpërdorimeve të detyrës zyrtare dhe të parasë publike, ndërsa ministrave të tij u ka thënë se në këto poste ata janë për të punuar dhe jo për t’u shpërblyer.

“Duhet ta kuptoni se në institucione jeni zgjedhur për të shërbyer dhe jo për t’u rehatuar e për t’u shpërblyer. Qytetarët presin të udhëhiqen nga njerëz të dijshëm e kompetent dhe për ndryshime na nevojitet bashkëpunim, por për reforma të reja nevojitet një mentalitet i ri i punës. Mos u sillni me arrogancë ndaj opozitës. Ndërsa kabineti qeveritar ta marrë pozitën si përgjegjësi”, ka thënë Kurti sot në Kuvendin e Kosovës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img