Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Albin Kurti: Kjo fitore madhështore na mundëson të fillojmë ndryshimin, nuk do të hakmerremi ndaj askujt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

14d82a5fc1db6e016ea7d7671ac1704a

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, që do të jetë edhe kryeministri i ardhshësm i Kosovës, në një deklaratë për mediat ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme.

Ai ka deklaruar se kjo fitore do t’i mundësojë atij qqë të fillojë ndryshimin, ndërsa është shprehur se nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt.

Qytetarët morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe u vërtetua se ato ishin referendum. Ky referendum për drejtësi dhe punë u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës. Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar sot. Të gjith ata që mundësuan që të kemi një proces të rregullt e drejt zgjedhor. Dua të falënderoj mërgatën tonë, për qindra eurot e shpenzuara për postë, e për mijëra kilometrat e kaluara vetëm për ta sjellur votën e tyre. Ju i keni dhënë kurajo dhe shpresë një kombi të tërë. E falënderoj presidenten dhe kolegen time për përkushtimin dhe angazhimin e saj. Dua të falënderoj policët që kanë qëndruar në secilin vendvotim”, tha ai.

“Mediat dhe të gjithë gazetarët që kanë informuar publikun drejtë dhe paanshëm. Dhe nuk kam se si t’i harrojë ata që i dua më së shumti, aktivistët. Falënderoj dhe oponentët politik  për një garë pa incidente, dhe i uroj për reforma. Kjo fitore madhështore është mundësia që ne ta fillojmë ndryshimin. Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa dhe do të bëjmë ndonjë gabim, mirëpo qëllimin e kemi të mirë. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi ndaj kujtdo. Kjo fitore është e juaja, prandaj edhe ndryshimi na takon secilit prej nesh”, shtoi Kurti.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img