Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Albin Kurti kërkesë Lajçakut: Trego përse dështoi marrëveshja për targat në Bruksel

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,ka thënë se nuk e ka ndjekur nga afër takimin e kryenegociatirëve në Bruksel dhe nuk i di arsyet e mosarritjes së marrëveshjes për targat.

Në lidhje me këtë, ai ka kërkuar përgjigje nga Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak. Kurti akuzon Serbinë, duke thënë se nuk është e interesuar për arritjen e marrëveshjes.

Më tej ia ka thënë se Lajçak duhet të shpjegojë pse sot palët  nuk kanë arritur pajtueshmëri për një zgjidhje afatgjate për këtë temë, edhe pse ka skaduar mandati prej gjashtë muajsh për grupet punuese që të arrijnë një marrëveshje.

“Unë nuk e kam ndjekur për së afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, mirëpo besoj se ndërmjetësuesi Lajçak do të shpjegojë publikisht se cila palë nuk ishte konstruktive. Unë për vete nuk kam dilema, e di që kryenegociatori, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ por qartazi Beogradi nuk është i interesuar që të ketë marrëveshje ndërkaq ne nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit. I takon lehtësuesit që të sqarojë se pse konkretisht nuk u arrit marrëveshja e cila ka qenë mjaft afër e për të cilën edhe Lajçak është angazhuar shumë”, tha Kurti për RTK.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img