Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Albin Kurti “karshillëk” liderve të rajonit me mesazhin e Lidhjes së Prizrenit të 1878: U bënë bashkë 4 vilajete, e dimë kush është busulla jonë (NGJARJA HISTORIKE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shfrytëzuar një ndalesë në monumentin e Prizrenit që kujton Lidhjen e Prizërenit në 143 vjetorin e saj për tu kujtuar evropianëve dhe shteteve të rajonit se parimet e asaj lidhjeje vazhdojnë edhe nga politikanët e sotëm.

“Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren.

Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.

Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”, shkruan Albin Kurti në rrjetet sociale.

Lidhja e Prizrenit u mbajt me 10 qershor 1878. Ajo lindi si nevojë e ngutshme e kombit shqiptar për bashkimin e katër vilajeteve në një të vetëm dhe për të kundërshtuar vendimet e Traktatit të Shën Stefanit në të cilin u vendos copëtimi i trojeve shqiptare dhe duke ua dhënë ato shteteve fqinje.

Lidhja është organizimi i parë  gjithpërfshirës politik e ushtarak i trojeve shqiptare. Në mbledhjen e datës 10 qershor 1878 u mbajtën fjalime nga delegatë të ndryshëm, një prej të cilëve dhe Abdyl Frashëri. Mbledhja drejtohej nga Iljaz Pashë Dibra.

Delegatët para së gjithave shihnin të rëndësishëm sigurimin e qetësisë dhe të zhdukjes së gjakmarrjes, dhe nëse jo përgjithnjë të paktën dëri sa të rregullohej situata e Shqipërisë. Lidhja e Prizrenit vepronte njësoj si një qeveri kombëtare duke sunduar dhe rregulluar krahinat e qytetet e Shqipërisë për sa i përket administratës gjithashtu mblidhte luftëtarë edhe taksa.

Dy vendimet e para që mori Lidhja e Prizrenit ishin një peticion nisur Kongresit të Berlinit dhe një tjetër perandorisë osmane. Në këto vendime i bënin të qartë se Shqipëria nuk mund të jepte asnjë pëllëmbë tokë nga viset e saj, të shoqëruara më dhjetëra firma nga delegatët pjesëmarrës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img