Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Albin Kurti ‘i shkel syrin’ Amerikës: Sot vendosëm flamurin e SHBA-ve në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, sot jemi bashkë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

17bb72c99210c377eeb5f971a7b5909c

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vendosur mbrëmjen e sotme në pjesë ballore të ndërtesës së qeverisë së Kosovës, në Prishtinë.

Lajmin e jep kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili shkruan se Kosova solidarizohet me Amerikën në këto ditë të vështrira kur mbi gjysmë milionë amerikanë janë prekur nga koronavirusi.

”Në ndërtesën qendrore të qeverisë, sot kemi vendosur flamurin e ShBA-ve. Jemi thellësisht të pikëlluar që mbi gjysmë milioni amerikanë janë prekur nga virusi Korona dhe mbi 20 mijë kanë vdekur. Në ditët më të errëta për njerëzimin, Amerika shkëlqeu si fanar drite për miliona njerëz, prandaj ne sot qëndrojmë së bashku me të”, shkruan në Twitter kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në gjuhën angleze.

Mesa duket Kurti po tenton sërish një afrim dhe zbutje të marrëdhënieve me aleatin më të fuqishëm të Kosovës, pas përplasjeve të një muaji më parë. Kurti refuzoi të shkonte në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa sulmoi dhe Richard Grenell, të dërguarin special të Trump në Kosovë, si mbështetës i marrëveshjes së fshehtë me Serbinë për ndarjen territoriale të Kosovës.

Përplasjet me Amerikën shkaktuan dhe përplasje në koalicionin qeverisës, aqsa LDK votoi në Kuvend mocionin e mosbesimit dhe rrëzoi nga posti i kryeministrit Albin Kurtin.

Screenshot_2_copy.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img