Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Albin Kurti i përgjigjet tre liderëve të Shkupit: Nuk kemi pasur ftesë se nuk e njohim, mini-shengeni është nismë pa vizion

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, reagon pas takimit të tre liderëve në Shkup. Rama, Vuçiç dhe Zaev diskutuan për mundësitë që rajoni të ecë përpara drejt së ardhmes, si e vetmja mënyrë që e shkuara të zgjidhet më lehtë.

Qeveria e Kosovës, e quan mini-shengenin një nismë pa vizon për rajonin.

“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigje.

Përmes një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zyra për media e Qeverisë së Kosovës tha se “qëndrimet për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘mini-Shengen’, tashmë janë të njohura”.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kryeministri Zoran Zaev, u ka bërë thirrje të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj nisme.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img