Hapësire reklamuese

Aktualitet

Albin Kurti fushatë në Shqipëri, pas Tiranë shkon në Gjirokastër, mbështet kandidatin e Vetëvendosjes për 25 prillin

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti ne Gjirokaster

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, kryeministër i ardhshëm i Kosovës, ndodhet sot në Gjirokastër. Pas Tiranës ku ishte dje dhe shprehu mbështetjen për kandidatin e LVV në Tiranë Boiken Abazi, sot Kurti ka shkuar në Gjirokastër.

Mësohet se kreu i Vetëvendosjes ka takuar dhe i ka shprehur mbështetjen kandidatit të kësaj partie në Shqipëri, Kreshnik Merxhani, i cili do të kandidojë në 25 prill për deputet. Më pas, kreu i Vetëvendosjes ka vizituar dhe bustin e veprimtarit të çështjes kombëtare Çerçiz Topulli, ku ka vendosur një kurorë me lule.

Kujtojmë se, Lëvizja Vetëvendosje nuk është regjistruar ende si parti në Shqipëri por nën siglën e saj tre kandidatë do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit; Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu