Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Albin Kurti flet për raportet me Ramën: Nuk kanë qenë asnjëherë të përkeqësuara! Kemi përgjegjësi të dy para interesave të kombit

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Albin Kurti ka folur për marrëdhëniet që ka me homologun tjetër shqiptar, Edi Rama. Sipas tij, raporti i tyre nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar.

I ftuar në “Klan Kosova”, Albin Kurti është shprehur se asnjë kryeministër i Shqipërisë dhe i Kosovës, kushdo qofshin, nuk e kanë luksin e as të drejtën të mos bashkëpunojnë.

“Nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar, por ne i kemi dallimet e kemi edhe mospajtim. Jemi dy kryeministra që nuk e kemi jo luksin, por as të drejtën të mos bashkëpunojmë.

Kushdo që është kryeministër në Shqipëri, kryeministri i Kosovës e ka për detyrë të komunikojë e bashkëpunojë për kundër dallimeve, sepse edhe interesat e qytetarëve tanë dhe kombit mbarë në përgjithësi na kërkojnë një detyrë e një përgjegjësi të tillë”, ka thënë Albin Kurti.

Më shumë