Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
11 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Albin Kurti flet për median malazeze: Njohja reciproke Kosovë- Serbi, ndodh në pranverë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur një televizion malazez, për të dhënë detaje mbi dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e fundit për targat.

Në një intervistë të publikuar dje nga Gradski TV, ai ka thënë se Kosova po mbështetet në propozimin e BE-së, të përkrahur nga Gjermania dhe Franca, për arritjen e një marrëveshjeje me fqinjin e saj.

Sipas Kurtit, Kosova pret marrëveshja deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Që nga 9 shtatori i këtij viti kemi një model në të cilin do të mbështetemi gjatë negociatave në të ardhmen, të cilat duhet të fillojnë menjëherë. Në fakt, thuhet se brenda pak ditësh, deri në pranverën e ardhshme, duhet të kemi një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Ndërkohë ramë dakord që Kosova të mos vazhdojë me gjobat për veturat me targat ilegale KM dhe të tjera nga koha e sundimit të Millosheviqit.

Serbia nuk do të lëshojë më targa të tilla dhe ne po u japim mundësinë, hapësirë ​​disamujore, si masë për besimin e ndërsjellë, për të arritur këtë marrëveshje, e cila është shumë e rëndësishme, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për gjithë rajonin tonë”, është shprehur Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Më shumë


spot_img









spot_img