Albin Kurti: Do marrim më shumë se 50% të votave bashkë me Vjosa Osmanin

Publikuar tek: rajon, më 22:49 22-09-2020 Albin Kurti: Do marrim më shumë se 50% të votave bashkë me Vjosa Osmanin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i bindur se partia e tij dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do të marrin më shumë se 50% të votave, në zgjedhjet e radhës në Kosovë.

 

“Do të bëjmë çmos që t’i kemi 50 për qind e më shumë. Besoj që është e realizueshme ne bashkë me z. Osmani. Ama, më duhet ta them edhe një gjë: Jemi në hall, me kënd të bësh koalicion”, ka thënë ai.

Kurti në vijim ka përmendur sfidat e shumta me të cilat përballet Kosova.

“Katërfish më shumë, burrat gjejnë vend pune krahasuar me gratë, edhe pse gratë kanë më shumë përgatitje universitare sesa burrat. Çfarë shifrash sociale i ke në Kosovë: mjerim. E ai më thotë; Po dal unë prej koalicionit”, ka thënë Kurti, duke nënkuptuar Mustafën.

Ai është shprehur i bindur që në zgjedhjet e ardhshme, partia e tij do ta dyfishojë numrin e votave.

“Në fund unë besoj që do të dyfishohet rezultati i 6 tetorit dhe këtë dyfishim nuk e mendoj vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe për kryeparlamentaren Osmani. Tash varet edhe nga forma e angazhimit të saj, por në parim populli dëshiron që 6 tetorin ta konfirmojë dhe ta dyfishojë”, ka thënë ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dyshohet se plagosi vëllain e tij, ky është personi që u vra sot nga policia në Prizren, praktikues i fesë Islame  
»
Article Logic
Execution time: 0.011007070541382
array(1) { ["section"]=> string(77) "albin-kurti-do-marrim-me-shume-se-50-te-votave-bashke-me-vjosa-osmanin-221305" }