Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani homazhe në Prekaz: Përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, pavarësi dhe bashkim

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani e kanë nisur ditën me homazhe në Komplesin Memorial në Prekaz.

Osmani u shpreh se 28 Nëntori, përveç simbolikës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, është edhe datë kur ka lindur komandanti Adem Jashari dhe kur për herë të parë ka dalë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Jemi këtu sot më 28 nëntor, për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë, e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, por vazhdoi edhe me shumë sakrifica të shqiptarëve për liri. Prandaj, sot e filluam ditën tek komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari, për të nderuar sakrificën e tyre, sepse 28 Nëntori, përveç simbolikës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, është edhe datë kur ka lindur komandanti Adem Jashari dhe kur për herë të parë ka dal publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Osmani.

Kryeministri Kurti tha se kjo datë lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike të kombit tonë, teksa shtoi se përkulet dhe nderon ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, për pavarësi e për bashkim.

“Datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar, e që lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike tonat. Prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë, te Adem Jashari në Prekaz dhe padyshim që kjo është një ditë e cila na mbush me gëzim, me krenari dhe përgjegjësi, për shkak se detyrat para nesh për të ngritur mirëqenien e qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendim, për të shtuar demokracinë në vendin tonë, janë më të rëndësishme se kurrë më pare. Përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, për pavarësi e për bashkim”, tha Kurti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img