Hapësire reklamuese

Rajoni

Albin Kurti bisedon me Merkel për dialogun Kosovë-Serbi, mësohet çfarë i tha kancelarja gjermane

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti bisedon me Merkel për dialogun Kosovë-Serbi, mësohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim virtual me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, ku biseduan për bashkëpunimin midis dy vendeve, por dhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Merkel rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kurti e ka falënderuar kancelaren për takimin dhe letrën e urimit me rastin e zgjedhjes së tij kryeministër, si edhe për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe popullin e saj.

“Ajo shprehu mbështetje për programin e Qeverisë për drejtësi dhe punësim. Duke vënë në spikamë marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, kancelarja nënvizoi projektin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren, si mundësi për zhvillimin e bizneseve”, thuhet në njoftim, transmetojnë mediat kosovare.

Më tej thuhet se kancelarja Merkel e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për menaxhim të mirë të situatës me pandeminë në këto javë të qeverisjes dhe shprehu gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në sigurimin e më shumë vaksinave.

Kryeministri konfirmoi përkushtimin për realizimin e planeve për reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe angazhimin për tërheqjen e investimeve, të cilat krijojnë vende të reja të punës.

Në diskutimet për mërgatën e Kosovës në Gjermani, kancelarja Mrekel theksoi se është duke parë me vëmendjen e duhur çështjen e njohjes së patentave të Kosovës në Gjermani.

Lidhur me dialogun me Serbinë, kryeministri Kurti përsëriti se duhet të jetë dialog mes dy palëve të barabarta, që zgjidhë kontestet mes dy shteteve e që normalizon marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Kryeministri dhe kancelarja u pajtuan që procesi i dialogut duhet të jetë i drejtë, i ndërtuar mbi mirëbesim dhe se rezultati i dialogut duhet të jetë njohja reciproke.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu