Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Albin Kurti bën deklaratën e fortë: Shqiptarët meritojnë më shumë, momenti të na mbështesin për ndryshim dhe në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9a27744833713e63956920b6c00401a4

Kryeministri i ardhëm i Kosovës Albin Kurti së bashku me Boiken Abazi, drejtuesi i Levizjes Vetëvendosje me qendër në Tiranë  kanë mbajtur një konferencë për shtyp.

Kurti nga Tirana dha mesazhin e tij se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë nevojë për ndryshim.

Ai ka ka thënë edhe vlersimet e tij duke thnë se Abazin e njeh prej 15 vitesh dhe që është një qytetar i pakorruptuar.

“Kemi nevojë për Kuvende të tjera të Republikës, Boiken Abazin e njoh edhe më mirë se familja e tij, sfidat që ne kemi kaluar së bashku në Kosovë, e kanë kalitur që ta përfaqësojë qytetarin këtu si pakkush derimë tani. Vetëvendosja në Kosovë është më e fortë se kurrë më parë, me një rritje nga viti i kaluar, jemi duke pritur që kjo të reflektohet dhe në zgjedhjet e radhës, më lejoni të falenderoj të gjithë aktivistët në degën e Shqipërisë, ndryshimet në Kosovë janë bërë, dhe priten ndryshime dhe në Shqipëri. Shqiptarët meritojnë më shumë.

Më lejoni t’ju falenderoj të gjithë aktivistët në Shqipëri që na kanë mbështetur e ndihmuar, mbrojtur në momentet më të vështira. Ndryshimet në Kosovë janë bërë. Shqipëria ka nevojë për ndryshime, shqiptarët meritojnë më shumë e më mirë. Sfidat në të cilat ne kemi kaluar me Bojkenin në Kosovë në organizime dhe aktivitete e kanë kalitur që ta përfaqësojë qytetarin në kuvendin në Shqipëri që ende nuk është mbyll tranzicioni. Ajo që kemi nevojë në Kosovë dhe në Shqipëri është gjithëpërfshirja sociale dhe pjesëmarrja qytetare

Unë do të kem marrëdhëniet më të mira që ka pasur një kryeministër i Kosovës me Shqipërinë. Do të takoj edhe drejtuesit më të lartë shtetërorë këtu dhe do të ndalem në takime në tre qytetet ku kandidojnë aktivistët e VV-së,” tha Kurti.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img